Maqedoni

OJQ “Linkacros”, trajnim edukatorëve për ndihmën e parë

20.05.2015 13:37

Rreth 125 të punësuar nëpër kopshtet “Fidani”, “8 Marsi” dhe “11 Tetori” trajnohen për ndihmën e parë që duhet dhënë fëmijëve në rast nevoje...

Sot në këto kopshte filloi projekti i Organizatës Joqeveritare “Linkacros”, që bashkëpunon me spitalet pediatrike për zhvillim të komunitetit në trajnimin e edukatorëve nëpër kopshte. 
 
“Është një projekt ku gjithashtu edhe stafi punues shumë mirë e kanë mirëpritur dhe janë të kënaqur me këtë trajnim, se të shpëtosh një fëmijë është të shpëtosh një jetë, ndoshta aty nevojiten shumë pak minuta, ku mundet edhe ta humb jetën fëmija. Shpresojmë tani që me njohuritë që i fituam dhe me trajnimin që e kemi, besoj se shumë më lehtë do të gjendemi në situata të tilla”- deklaroi drejtoresha e Kopshtit “Fidani”, Rabije Loku.
 
“Bëjmë këtë trajnim për ndihmën e parë me çerdhet që janë këtu, ne po bëjmë trajnim për 100 mësues në 5 objekte që ka këtu dhe një në Butel”- tha përfaqësuesi i Organizatës “Linkacross”, Tim Dinkins.
 
Ky projekt përkrahet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI