Botë

Parada e Kinës irriton Trampin: Po komplotoni kundër ShBA-së

03.09.2025 11:39

Presidenti i ShBA-së Donald Tramp shpërtheu në mediat sociale përderisa u transmetuan pamje televizive...

Presidenti i ShBA-së Donald Tramp shpërtheu në mediat sociale përderisa u transmetuan pamje televizive të udhëheqësit kinez Xi Jinping, duke pritur udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut në një paradë ushtarake në Pekin.
 
“Ju lutem, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, shkroi Trampi në një mesazh drejtuar Xi-së.
 
Festa e madhe e Kinës vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, ndërsa superfuqia e re aziatike kërkon të përfitojë nga politika e jashtme e çrregullt e Trampit, e cila ka shkatërruar reputacionin e Amerikës si një fuqi e madhe e besueshme. Por, festimet e ditëve të fundit janë pjesë e përpjekjes më të gjerë të Kinës për të shfaqur fuqinë e saj në zhvillim dhe për të testuar përkatësi dhe sisteme alternative globale, ndërsa kërkon të eklipsojë Perëndimin. Duke mbledhur udhëheqës nga Azia, Lindja e Mesme dhe vende të tjera, ajo po demonstronte aftësinë e një blloku për të penguar fuqinë globale të ShBA-së në fronte të shumëfishta.