Maqedonia – Arabia Saudite të enjten në TVM
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka përfunduar përgatitjet para ndeshjes së nesërme kontrolluese me Arabinë Saudite në Pragë. Kjo është si parahyrje në elimatoret e shtatorit, në të cilat në terren vendas do të përballemi me Lihtenshtajnin. Fitorja në këtë ndeshje është mjaft e rëndësishme, para dy takimeve të tjera në transfertë me Belgjikën, muajin e ardhshëm dhe Uellsin në nëntor.
Maqedonia kryeson renditjen e grupit “J” elimator të botërorit të ardhshëm.
“Ndeshjen e parë që e kemi me karakter kontrollues me Arabinë Saudite, jam i mendimit se do të jetë mundësi e mirë që të shofim se në çfarë forme jemi. Patjetër duhet të përqëndrohemi në ndeshjen në Pragë dhe me pas me Lihtenshtajnin. Jemi favorit në letër, por kjo në futbollin e sotëm nuk vlen. Kur tre pikë i llogaritni para kohe, ajo kurë nuk është mirë. Tri pikët na janë më se të nevojshme.” – tha futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë, Nikolla Serafimov.
Ndeshjen miqësore Maqedoni – Arabia Saudite, te enjtën nga ora 17:00, do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM.
