Kombëtarja shqiptare përfundon përgatitjet për miqësoren
03.09.2025 14:32
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet...

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e tretë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës. Seanca e parafundit stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.
Shqipëria do të luajë nesër një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria në shtator me 5 pikë nga 4 ndeshje futet si kombëtarja e dytë më e mirë në grupin “K”, pas Anglisë e cila ka 9 pikë nga 3 ndeshje.
