Maqedoni

Mexhiti: Duhet aksion më i gjerë, kundër ekstremizmit të dhunshëm

20.05.2015 13:41

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, po merr pjesën në takimin ministerial kundër ekstremizmit të dhunshëm, që prej dje po mbahet në Tiranë...

Mexhiti  para pjesëmarrësve shprehu nevojën për ndërmarrjen e një sërë aktiviteteve në nivel lokal në drejtim të shkatërrimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe përfshirjen në shoqëri të viktimave që janë rezultat i ekstremizmit.
 
Mexhiti me këtë rast u drejtua në panelin "Roli i autoriteteve lokale në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm" të cilin e udhëhoqi Timoti Hari nga departamenti për siguri të brendshme, ku fjalime të tyre patën edhe përfaqësuesi i policisë së Danimarkës dhe Xhuk Osinga nga Prokuroria Publike e Mbretërisë Holandeze.
 
Samiti rajonal në Tiranë është pjesë e iniciativës globale për luftë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm, i promovuar nga ana e kryetarit të SHBA-ve, Barak Obama, në samitin që u mbajt këtë vit nga data 17-19 shkurt në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.