Alcaraz dhe Xhokoviç përballen në gjysmëfinalen e Us Open

03.09.2025 15:16

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe serbi Novak Xhokoviç....

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe serbi Novak Xhokoviç janë dy gjysmëfinalistët e parë të grand slam të US Open për meshkuj.

Alcaraz pa asnjë set të humbur e mundi çekun Jiri Leheçka (6-4, 6-2, 6-4). Spanjolli në Nju Jork, nuk ka humbur asnjë set dhe nga rikthimi në në krye të ATP listës i nevojiten vetëm dy fitore. Xhokoviç në çerekfinale e po me 3:0 e mundi amerikanin Taylor Fritz. Serbi u bë tenisti më i moshuar në erën profesioale, i cili në katër turne grand slam do luajë në gjysmëfinale.

Ndërsa në konkuencë të femrave  kampioni aktuale e US Open, bjellorusja Arina Sabalenka është kualifikuar në ½ finale pasi për shkak të lëndimin ndeshjen e dorëzoi çekja Marketa Vondroushova.

Tenistja numër 1 në botë  në ½ finale do përballet me amerikanen Xhesika Peguli. Kjo në ¼ e finales e mundi çeken tjetër Barbora Krejçikova me 2:0 në seta.

Kjo do jetë një ripërsëritje e finales së vitit të kaluar ku kishte trumfuar Sabalenka.