Maqedoni

Ndriçimi publik – prioritet, Osmani: Siguri dhe ndriçim modern për Çairin

03.09.2025 15:16

Osmani vlerëson se gjendja me ndriçimin publik në komunën e Çairit është alarmante...

Gjendja me ndriçimin publik në komunën e Çairit është alarmante, vlerëson Bujar Osmani, kandidat i AKI-së për komunën e Çairit. Me këtë rast, ai ka prezantuar programin për sigurinë dhe ndriçimin në lagjet e Çairit. 
 
“Në vend që të investohet në dritë dhe siguri, Çairi është lënë në errësirë, si në kuptimin e drejtpërdrejtë, poashtu edhe në atë metaforik. Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të filloj me zëvendësimin e plotë të infrastrukturës së vjetruar dhe kalimin në ndriçim modern LED, jetëgjatësi më të madhe dhe ulje e shpenzimeve të energjisë elektrike me mbi 60%. Mbulim për të gjitha hapësirat publike, përparësi do të kenë oborret e shkollave, fushat sportive, tregjet, parqet dhe kalimet për këmbësorë.”, - theksoi Bujar Osmani nga AKI.