Platforma “Rinia për Çairin”, Mexhiti: Çairi zhvillohet me rininë

03.09.2025 15:27

Përfshirja e rinisë në projektet dhe në vendimmarrje...

Përfshirja e rinisë në projektet dhe në vendimmarrje është me rëndësi të veçantë për kandidatin e VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili promovoi platformën “Rinia për Çairin”.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të kontribojnë me idetë e tyre në hartimin e programit zgjedhor.

“E tashmja dhe e ardhmja e Çairit fillon pikërisht me rininë tonë. Platforma është e hapur për çdo ide konstruktive e të rinjëve dhe e të gjithë qytetarëve. Synimi kryesor është që programi të bëhet sa më gjithëpërfshirës, real, modern dhe bashkëkohor, duke reflektuar zërin dhe energjinë e rinisë. Ne besojmë se zhvillimi i Çairit fillon nga përfshirja e të rinjëve, andaj ju ftojmë që vazhdimisht të ndani idetë tuaja nëpërmjet kësaj platforme. Çdo propozim i juaji është i rëndësishëm dhe do të shërbejë për të ndërtuar një program sa më progresiv dhe inovativ.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti.