Dita e Zjarrfikësve, hapet kurs për qytetarët në Çair
Sot në Maqedoni kremtohet Dita e Zjarrfikësve, dita e personave me një profesion human, personat të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër...

Nuredin Mustafa, kryetari i Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve në Çair theksoi se puna e zjarrfikësve është mjaft e rrezikshme. Megjithatë, sipas tij, asnjëherë nuk i dihet se kush dhe kur mund të rrezikohet nga zjarri, prandaj është mirë që secili qytetar të trajnohet, që të paktën të ketë disa njohuri fillestare si të mbrohet në rast zjarri.
“Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve kanë sjellë vendim të ndërmarrin aktivitete edhe më tepër, të fillojmë një lëvizje për edukimin e trajnimit të popullatës së Çairit. Kemi filluar me një kurs për zjarrfikës në Shkollën Fillore “Adem Jashari”, që do të zgjasë 10 ditë”- deklaroi kryetari i Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari”, Nuredin Mustafa.
Mustafa gjithashtu theksoi se më të rrezikuara janë lagjet më të dendura me popullatë. Ai gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të jenë shumë më të kujdesshëm edhe gjatë stinës së verës në ambientet e hapura. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
