Maqedoni

Parashikimi i motit

04.09.2025 08:54

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende-vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende-vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me shi më të dendur për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2), erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32°C.
 
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa pjesë të luginës në formë të stuhisë afatshkurtër. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.