Maqedoni

Gjykim për anëtarët e grupit kriminal “Belanoca”

04.09.2025 09:01

Nëntë persona nga grupi kriminal “Belanoca-baron” dalin në bankën e të akuzuarve....

Nëntë persona nga grupi kriminal “Belanoca-baron” dalin në bankën e të akuzuarve. Ata ngarkohen për shoqatë kriminale, tetë vrasje, zhvatje, kërcënime, djegie objektesh dhe automjetesh, si dhe tregti me drogë, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024. Vrasjet me porosi kanë kushtuar nga 10 deri në 250 mijë euro.
 
Sipas aktakuzës, anëtarët e grupit kanë kryer vrasjen e dyfishtë në “Shisha bar” dhe në Hanioti, ndaj pjesëtarëve të grupit kundërshtar “Dukanxhik” nga Grçeci. Të akuzuarit ngarkohen gjithashtu se kanë qenë porositës ose ekzekutorë të djegieve të automjeteve të nëpunësve të burgut Idrizovë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.