Maqedoni
Intensitet i rritur i trafikut jashtë zonave urbane, nuk ka vonesa të gjata në vendkalimet kufitare
04.09.2025 09:14
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura....

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura. Intensiteti i trafikut në akset jashtë zonave urbane është i rritur, për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë më e madhe e automjeteve, informon LAMM. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Duke filluar nga data 03.09.2025, për një periudhë dyjavore, në aksin rrugor Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas, nga pika e pagesës Tetovë deri te pika e pagesës Gostivar, do të kryhen punime ndërtimore hulumtuese, për çka trafiku do të zhvillohet me regjim të përkohshëm të qarkullimit.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
