Maqedoni

Situata me zjarret, QMK: Nuk ka zjarre aktive

04.09.2025 14:27

Pavarësisht rënies së temperaturave, vendi vazhdon të përballet me zjarre....

Pavarësisht rënies së temperaturave, vendi vazhdon të përballet me zjarre. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shuar tërësisht 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, një është vënë nën kontroll,  njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza.
 
“Zjarri në komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf është nën kontroll. Zjarret në komunat Ilinden, Gazi Babë, Strugë, Tetovë, Krivogashtan, Prilep, Kumanovë, Zelenikovë dhe Makedonski Brod janë shuar. Nga zjarret e mbetura, katër ishin në komunën e Gostivarit, tre në Kërçovë dhe nga dy në Dollneni, Likovë dhe Staro Nagoriçan.”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
 
Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësisë, është vazhduar ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore deri më 30 shtator.
 
Lëvizja nëpër pyje lejohet vetëm me leje me shkrim nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” ose “Parqet Kombëtare”. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkelësit e këtij vendimi do të gjobiten me 1.500 deri në 2.000 euro, sipas Ligjit për Pyjet.
 
ABIBE QAILI