Maqedoni

ODIHR prej nesër do të fillojë misionin vëzhgues, Kondarko: 14 vëzhgues do t’i monitorojnë zgjedhjet

04.09.2025 15:32

Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i ndjekin Zgjedhjet Lokale të vitit 2025....

Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i ndjekin Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat e tyre për akreditim për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale u miratuan njëzëri nga anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme të 133-të. Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, tha se nesër zyrtarisht do të zhvillohet edhe takimi i parë me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it.
 
“Do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues ODIHR dhe prej nesër fillon puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ato do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të gjitha sqarimet deri te KShZ dhe do të jenë të pranishëm në të gjitha seancat tona të hapura dhe publike. 14 vëzhgues të akredituar deri në këtë moment të misionit fillestar të ODIHR-së, që prej nesër fillon me vëzhgimin e zgjedhjeve.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.
 
Anëtarët e KShZ-së miratuan unanimisht ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për ndryshimin e regjistrit të transmetuesve, mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe portaleve të internetit për zgjedhjet lokale. Në seancën e sotme të 133-të të KShZ-së u shqyrtuan edhe 34 kërkesa për shkarkimin e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe në vend të tyre u zgjodhën kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore.
 
ERSAN PAJAZITI