Isa Mustafa: Kosova, s’është burim i paqëndrueshmërisë në rajon

20.05.2015 14:58

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ritheksoi faktin se Kosova nuk është burim i paqëndrueshmërisë në rajon...

Këtë koment ai e bëri duke iu referuar situatës në Kumanovë, ku sipas informacioneve zyrtare, janë përfshirë 30 shtetas të Kosovës.

“Është aktualizuar edhe çështja e ngjarjeve në Kumanovë, pasi për to është shprehur brengosja e të dy palëve për pasojat dhe viktimat. Lidhur me këto ngjarje ka edhe interes që të ruhet qëndrueshmëria në rajon, e veçanërisht në Maqedoni, sepse stabiliteti atje nënkupton stabilitet edhe në Kosovë dhe në rajon. Për këtë, ne jemi zotuar që do të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe do të ndihmojmë gjithashtu që Kosova të mos jetë në asnjë rast burim i paqëndrueshmërisë”- deklaroi Mustafa.