Algjeri, vriten 21 ekstremistë, do kryenin sulme terroriste
20.05.2015 15:20
Forcat algjeriane të Sigurisë kanë ekzekutuar 21 ekstremistë islamikë, të cilët dyshohej se do të kryenin sulme terroriste...

Sipas mediave ndërkombëtare, ekstremistët ishin në një zonë rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i vendit.
Policia gjeti kallashnikovë, tre raketahedhës dhe dhjetëra bomba. Forcat e sigurisë kanë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa personat e ekzekutuar i cilësoi si “terroristë”.
Ky është cilësuar si operacioni më i rëndësishëm kundër terrorizmit në Algjeri gjatë kohëve të fundit. Ndërsa militantë të “Al Kaedas” në Magreb kanë ndërmarrë sulme sporadike në lindje të Algjerit, kryeqytetit të Algjerisë.
