Maqedoni

Parashikimi i motit

05.09.2025 08:51

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale të dobëta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Në mëngjes do të jetë më freskët me temperatura minimale që do të zbresin në intervalin prej 8 deri 18°C, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të ngjiten në intervalin prej 28 deri 34°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.