Maqedoni

Sot në Kuvend mbahen mbledhje të gjashtë komisioneve

05.09.2025 09:01

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohen mbledhje të gjashtë komisioneve – Komisioni për çështje ekonomike...

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohen mbledhje të gjashtë komisioneve – Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj, Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj si dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
 
Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për efiçiencë energjetike, Ligjit për pagesën e rrogave, Ligjit për kooperativat, Ligjit për sistemin me një sportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të subjekteve tjera juridike, Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Ligjit për dhomat ekonomike, të gjitha në shqyrtimin e dytë.
 
Në rend dite të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj janë ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, Ligjit për siguri sociale për të moshuarit, Ligjit për organizatat e invalidëve, Ligjit për të drejtat e invalidëve të luftës, të anëtarëve të familjeve të tyre dhe të familjeve të luftëtarëve të rënë, Ligjit për shënimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve të luftëtarëve …
 
Në Komisionin për financim dhe buxhet shqyrtohet Projektligji për huamarrje me kredi pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, sipas Marrëveshjes për kredi për financim shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor, në shqyrtimin e dytë, si dhe Raporti vjetor për auditimet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2024.
 
Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, të dyja në shqyrtimin e dytë.
 
Në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj shqyrtohet Plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital për vitin 2025 dhe Propozim-vendimi për pajtim me Vendimin për lartësinë e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital nga shoqëritë pensionale për vitin 2025, në shqyrtimin e dytë.
 
Në rend dite të Komisionit Juridiko-Ligjvënës janë gjithsej 22 pika, të gjitha në shqyrtimin e dytë.