Maqedoni
Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti
05.09.2025 09:10
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër korsitë e thata, informon LAMM....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër korsitë e thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në akset jashtë zonave urbane është i rritur, për shkak të pushimeve verore është evidentuar frekuencë më e madhe e automjeteve.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
