Maqedoni
ODIHR fillon monitorimin e zgjedhjeve lokale
05.09.2025 09:23
Misioni i OSBE/ODIHR sot zyrtarisht ka filluar me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 2025...

Misioni i OSBE/ODIHR sot zyrtarisht ka filluar me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 2025, pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje njëzëri i miratoi akreditimet për 14 vëzhgues ndërkombëtarë.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, paralajmëroi se do të mbahet takimi i parë me përfaqësuesit e misionit, me ç’rast formalisht do të nisë puna e tyre. Vëzhguesit do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me KSHZ-në dhe do të marrin pjesë në të gjitha seancat publike të Komisionit.
Në seancën e djeshme, KSHZ miratoi dy kërkesat e para për akreditim – për gjashtë dhe për tetë vëzhgues. Përveç kësaj, u votuan ndryshime në regjistrin e mediave (radiodifuzerë, media të shtypura dhe elektronike, si dhe portale interneti) që do të raportojnë për zgjedhjet.
Komisioni shqyrtoi edhe 34 kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore, ndërsa në vend të tyre u emëruan persona të rinj.
Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, do të mbahet më 19 tetor. Rrethi i dytë është caktuar për 2 nëntor në komunat ku nuk do të ketë fitues në rrethin e parë.
