Maqedoni
Dhënia e çmimit shtetëror “8 Shtatori” për vitin 2025
05.09.2025 09:39
Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, organizon pritje në shtëpinë ligjvënëse....

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, organizon pritje në shtëpinë ligjvënëse. Më herët në Kuvend do të ndahet solemnisht çmimi shtetëror “8 Shtatori” si mirënjohja më e lartë për veprimtari jetësore dhe për arritje në fushën e sportit për vitin 2025.
Fituesi i sivjetshëm është Joshko Milenkovski, i cili u nderua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, si dhe për afirmimin dhe promovimin e shtetit në planin ndërkombëtar.
Mirënjohje për arritje të rëndësishme sportive do të marrin edhe Hamid Bakija, Zoran Nikollovski, Viktor Tevçev dhe Kiril Manev – sportistë, trajnerë dhe punëtorë sportivë që kanë lënë gjurmë të forta në sportin maqedonas.
