Maqedoni

Goditi për vdekje një këmbësor, ndalohet shoferi nga Gostivari

05.09.2025 10:22

Dje në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se rreth orës 20:25...

Dje në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se rreth orës 20:25, në rrugën rajonale Gostivar – f. Gradec, në f. Dobërdoll, një veturë e tipit “Renault” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.B. (30) nga f. Vrapçisht, Gostivar, ka goditur këmbësorin Z.Sh. (65) nga f. Dobërdoll, njofton MPB.
 
Pas aksidentit, këmbësori Z.Sh. është dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.
 
Sipas urdhrit të prokurorit publik dhe nenit 300 të Kodit Penal – “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, rreth orës 21:10 shoferit G.B. i është hequr liria. Ai është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
 
Në vendngjarje kontroll kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Tetovë – SVR Gostivar, thuhet në njoftim.