Komisioni Evropian, ndryshon konventa për parandalimin e terrorizmit
20.05.2015 15:22
Qeveritë evropiane ranë dakord të bashkërendojnë ligjet e tyre sa i takon ndalimit të qytetarëve të udhëtojnë jashtë vendit për t’iu bashkuar grupit të “Shtetit Islamik” apo dhe grupeve të tjera ekstremiste...

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës ranë dakord që një sërë veprimesh, si pjesëmarrja në grupime militante, trajnime terroriste apo udhëtime jashtë kufijve me synim angazhimin në akte terroriste, të shpallen të paligjshme.
Masat e reja iu shtuan Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit. Konventa është nënshkruar tashmë nga 44 prej 47 anëtarëve, përfshirë 28 vendet e Bashkimit Evropian, me përjashtim të Republikës çeke.
