Botë

Tramp: Departamenti i mbrojtjes në të ardhmen bëhet “Departamenti i luftës”

05.09.2025 11:16

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, urdhëroi që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si “Departamenti i Luftës”....

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, urdhëroi që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si “Departamenti i Luftës”. Ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që Departamenti i mbrojtjes të përdorë emrin e ri si titull dytësor dhe që sekretari i Mbrojtjes, Pet Hegseth, të njihet si sekretar i Luftës.

 
Urdhri gjithashtu udhëzon Hegseth të rekomandojë dhe të përfshijë veprime legjislative dhe ekzekutive për të ecur drejt një riemërtimi të përhershëm të departamentit, pasi Trampi nuk mund ta ndryshojë zyrtarisht emrin pa miratimin e Kongresit. Shtëpia e Bardhë ende nuk ka thënë se sa do të kushtojë një riemërtim i përhershëm, por pritet një çmim prej një miliard dollarësh për riorganizimin e qindra agjencive, emblemave, adresave të email-it, uniformave dhe më shumë. Ndryshe, Trampi e ka përmendur vazhdimisht idenë e ndryshimit të emrit, duke argumentuar se ShBA-ja kishte “një histori të pabesueshme fitoreje” në të dy luftërat botërore nën emrin e mëparshëm.