Maqedoni

Dyshimet për përgjimin e paligjshëm të ASK-së, anulohet seanca e komisionit kuvendor

05.09.2025 11:29

Anulohet seanca e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë për Zbulim...

Anulohet seanca e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë për Zbulim lidhur me dyshimet aktuale për përgjimin e paligjshëm nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), që është bërë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024. Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë nuk ka shpjegim për anulimin e seancës.
 
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në orën 11:00 kishte caktuar seancën e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë për Zbulim. Siç informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, me seancën duhej të kryesonte deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska. Kjo pason pasi që anëtari i Komisionit për mbikëqyrje të ASK-së dhe AZ-së, deputeti Ljupço Prenxhov dje publikisht i bëri thirrje kryetarit të Komisionit, Skender Rexhepi, nga AKI të caktojë mbledhje urgjente. Kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi, dje u përgjigj se përderisa është kryetar dhe i diskriminuar, nuk do të caktojë një takim të tillë. 
 
“Qëllimi i seancës është të shqyrtohen dyshimet shqetësuese për veprimin e paligjshëm në ASK, përkatësisht, të konstatojmë datë të saktë për vizitë zyrtare në Agjencinë për Siguri Kombëtare përmes të cilës do të kontrollojmë drejtpërdrejt gjendjet dhe hetim të hollësishëm të të gjitha rrethanave lidhur me këto ngjarje.”, theksoi Prenxhovi.