Botë
26 vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, Rusia: Do të sulmojmë trupat e NATO-s
05.09.2025 11:49
Rusia refuzoi me vendosmëri një situatë ku trupa të huaja do të stacionoheshin në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie...

Rusia refuzoi me vendosmëri një situatë ku trupa të huaja do të stacionoheshin në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie. Pas deklaratës së presidentit francez, Emanuel Makron, se 26 shtete aleatë perëndimorë ishin angazhuar zyrtarisht për të dërguar trupa nga ajri, toka dhe deti në Ukrainë, ditën pasi të arrihet marrëveshja e armëpushimit, Kremlini e bëri të qartë se nuk mund ta lejonte diçka të tillë.
“Sa i përket mundësisë së dërgimit të kontingjenteve të huaja ushtarake në Ukrainë, kjo është një prej shkaqeve kryesore të konfliktit pas tërheqjes së Ukrainës në NATO. Prandaj, nëse ndonjë forcë e huaj do të shfaqet atje, veçanërisht gjatë operacioneve ushtarake, ne do t’i konsiderojmë ato objektiva të ligjshëm për shkatërrim. Nëse do të ndërmerren vendime që çojnë drejt paqes, një paqe afatgjatë nuk shoh asnjë arsye për praninë e këtyre trupave në territorin ukrainas.”, tha kreu i Kremlinit.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Tramp ka sugjeruar rishtazi se mbështetja amerikane me gjasë do të vijë në formën e asistencës ajrore, ndërsa Zelenski tha se kishte folur me kreun e Shtëpisë së Bardhë për mbrojtje maksimale të qiejve të Ukrainës. Siç thuhet gjatë bisedës me koalicionin e të vullnetshme, Trampi kishte kërkuar që BE-ja të punonte me ShBA-në për të penguar importet e naftës dhe gazit rus.
