Maqedoni
Oda e Mjekëve pret dokumentet për mbikëqyrje të jashtëzakonshme
05.09.2025 15:15
Oda e Mjekëve gjatë ditëve në vijim pret që të arrijnë dokumentet nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme nga ekspertët për tetë pacientë...

Oda e Mjekëve gjatë ditëve në vijim pret që të arrijnë dokumentet nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme nga ekspertët për tetë pacientë dhe të vërtetojnë se a janë kryer intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjike pa nevojë, theksoi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova.
"Për ta bërë këtë, duhet të mbledhim Komisionin e Mbikëqyrjes së Ekspertëve që do të shohë dokumentet dhe do të vlerësojë, në përputhje me rregulloret tona, se cilët, të paktën, tre mjekë do të thirren për të kryer mbikëqyrjen. Ata duhet të jenë nga zona nga e cila kryhet mbikëqyrja. Sipas rregulloreve tona, mjekët që janë të punësuar në institucionet ku kryhet mbikëqyrja e jashtëzakonshme, duhet të përjashtohen.”, - deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova.
Nga Oda e Mjekëve theksuan se mund të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në institucione me kërkesë të Inspektoratit Sanitar Shëndetësor, ministrit të Shëndetësisë, urdhrit të gjykatës, anëtarëve të familjes ose me kërkesë të një pacienti.
VLORA LATIFI TOPOJANI
