Gostivar, në Banjicë filloi projekti i kanalizimit

20.05.2015 15:48

Projekti i pritur mbi 40 vjet nga banorët e fshatit Banjicë e Poshtme për ndërtimin e një pjese të kanalizimit për ujërat e zeza, prej sot filloi të bëhet realitet...

Komuna e Gostivarit filloi punimet për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e kësaj lagje. Investimi për ndërtimin e kanalizimit do të kushtojë mbi 9 milion denarë.

Nga ana tjetër, drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi, theksoi se njëkohësisht me ndërtimin e kanalizimit bëhet edhe ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit.

Gjatësia e rrjetit të kanalizimit është 800 metra, ndërsa gypat do të lidhen në rrjetin e qytetit. Kanalizimi ndërtohet për mbi 150 shtëpi. Paralelisht do të bëhet edhe ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit, për shkak se në këtë lagje ende ka gypa asbesti me profil të vogël, të cilët do të zëvendësohen me gypa më cilësor, me qëllim të furnizimit normal me ujë të kësaj pjese të Gostivarit. (Lulzim Haziri, TVM2)