Në VK Tabanoc pritet rreth 30 minuta, në VK Bogorodicë deri një orë
06.09.2025 12:56
Në vendkalimin kufitar Tabanoc...

Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot në mëngjes për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet prej 40 minuta deri në një orë, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet e tjera kufitare, sipas informatave të LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në rrugët e vendit vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve për shkak të fundjavës së vazhduar dhe për shkak të pushimeve verore.
