Tre zjarre aktive, tre të tjera janë shuar
Një zjarr i madh ka shpërthyer...

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në vendin e njohur si Garvanovo Andak në Berovë, duke alarmuar autoritetet dhe banorët. Kryetari i komunës, Zvonko Pekevski, ka bërë apel urgjent që të gjithë qytetarët të dalin dhe të ndihmojnë në shuarjen e flakëve së bashku me zjarrfikësit.
Sipas të dhënave nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Bërovë, të gjitha forcat janë tashmë në terren, të mbështetur edhe nga Shërbimi Pyjor i Maleshevës nga Berova dhe Pehçeva.
Situata është kritike pasi zjarri po përhapet me shpejtësi drejt Gradishçes dhe Tërsavicës, duke rrezikuar pasoja serioze për shkak të pyjeve të dendura në zonë.
“Të gjithë qytetarët që kanë mundësi, të përfshihen aktivisht në shuarjen e zjarrit bashkë me zjarrfikësit për të ndaluar përhapjen e flakëve”, - theksohet në thirrjen e kryetarit Pekevski.
Zjarr i madh në vendbanimin turistik, Ablanicë
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se deri në mesditë, në territorin e RMV-së ka gjithsej 7 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktivë janë 3 zjarre dhe atë: zjarri në Berovë – mbi vendbanimin turistik Ablanicë, zjarri në f. Debreshtë të Dollnenit dhe ai në Izofas të Prilepit.
Nën kontroll është vënë zjarri në Vardarishtë të Gazi Babës ndërkaq janë shuar 3 zjarre, ai në Varrezat e Dibrës, zjarri në f. Konsko të Gjevgjelisë dhe ai f. Bansko, Komuna Strumicë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
