Osmani-Mexhiti, duel për Vulinin, akuza për lidhje me Serbinë, ftesa për debat

06.09.2025 19:57

Vazhdojnë prëpslajet nëdrmjet përfaqësuesve të partive politike...

Vazhdojnë prëpslajet nëdrmjet përfaqësuesve të partive politike shqiptare me akuza se kush është më i afërt me ndikimet serbo-ruse. Bujar Osmani i BDI-së kërkon nga Mexhiti të përgjigjet nëse është takuar me Aleaksandar Vulinin në një restorant në Kumanovë.

Mexhiti me kundërppërgjigje, Osmani nuk flet të vërtetën, ndërsa e ftoi që të ballafaqohet në debat publik në lidhje me këto çështje.

“BDI dje i ka bërë ato pyetje se a ka pasur takim në zyrën e kryetarit të Kumanovës me Vulinin dhe pastaj te restoranti ‘Arkus’ në maj me agjent të BIA-s serbe ku kanë qenë dy eksponentë të VLEN-it dhe një eksponent i VMRO-DPMNE-së. Këto janë pyetjet të cilat i parashtrojnë qytetarët” – tha Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.

“Mendoj që z. Osmani e di edhe vet që gënjen, prandaj e ftoj të ballafaqohemi publikisht, të ballafaqohemi ku dëshiron ai, në cilindo televizion, kudo le të zgjedh për t’ia dhënë përgjigjen për Vulinin dhe për gjithçka që dijmë ne për atë” – u shpreh Zv.Kryeministri i vendit, Izet Mexhiti.

Megjithatë, Osmani insiston në debat me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth bllokimit të përpsektivës evropiane. Mexhiti nga ana tjetër i kujton Osmanit se është kandidatë për Çairin e jo për kryeministër.

“Nuk ju ik debateve, por nuk duhet ta bëjmë me ndërmjetsues. Unë dua të debatoj me kryesorin, unë dua të debatoj me Mickoskin, për shkak se ai qëndron pas këtij ekperimenti politik” – deklaroi Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.

“Mesa e di Bujari ka kandidu për kryertar komune, nuk mban që ai duhet të debatojë me Mickoskin, pasi ai është kryeministër, kur të kandidaojë Bujari për kryeministër mund ta thirë për duel Mickoskin” – u shpreh Izet Mexhiti.

Përplasjet politike po vazhdojnë të ashpërsohen në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. (Ersan Pajaziti, TVM2)