Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë
Dhjetëra persona janë lënduar...

Dhjetëra persona janë lënduar si pasojë e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad të Serbisë.
Sipas njoftimeve, dhuna shpërtheu në afërsinë e Fakultetit Filozofik, i cili gjatë ditëve të fundit është bërë qendra e protestave në këtë qytet, por shpejtë u përhap edhe në pjesët tjera të qytetit.
Zyrtarët kanë thënë se si pasojë e dhunës janë lënduar 13 polic dhe kanë shtuar se 42 persona janë lënduar, por kundërshtarët e Vuçiqit thonë se numri i të arrestuarve është shumë i madh dhe shtojnë se policia ka ushtruar dhunë arbitrare mbi këdo që ishte në afërsi të protestave jo vetëm ndaj protestuesve të cilët po kërkojnë zgjedhje të reja dhe largimin e presidentit Vuçiq.
Ndërkohë, Vuçiq i është drejtuar popullit duke akuzuar protestuesit për inicimin e dhunës dhe duke akuzuar anëtarët e parlamentit evropian, të cilët gjinden për vizitë në Serbi, për orkestrimin e protestave dhe tentim të "shkatërrimit të Serbisë".
