Gazë, Izraeli u kërkon palestinezëve të ikin nga qyteti

06.09.2025 20:23

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve...

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës, meqë ushtria është duke operuar në qytet.

Forcat ushtarake izraelite janë duke kryer ofensivë në paralagje të qytetit që disa javë, pas vendimit të marrë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për kapjen e asaj zone. Netanyahu beson se Qyteti i Gazës është selia e Hamasit dhe pushtimi i tij është hap i domosdoshëm për t’i mposhtur militantët. Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite në tetor të vitit 2023, që kanë rezultuar me vrasjen e rreth 1.200 njerëzve, kryesisht civilë.

Prej rreth 240 pengjeve të kapura në sulm, 49 po mbahen ende në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur.