Autostrada Kërçovë–Ohër, lëshohen në përdorim edhe 17 km të tjera

07.09.2025 15:05

Është vënë në përdorim një pjesë e re...

Është vënë në përdorim një pjesë e re e autostradës Kërçovë–Ohër. Bëhet fjalë për pjesën Klimeshtan-Ohër, e cila është në gjatësi prej 17 kilometrave.

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi se autostrada Kërçovë–Ohër është me rëndësi strategjike për vendin.

Mickoski: Shkurtohet udhëtimi, shtohet turizmi

Sipas tij, me autostradën e re mundësohet udhëtim më i shpejtë, më i lehtë dhe më i sigurt, që do të sjellë më shumë turistë, investime dhe mundësi për ekonominë lokale.

Autostrada Kërçovë–Ohër, ka një gjatësi totale prej 57 kilometrash, ndërsa deri tani janë lëshuar në përdorim rreth 37 kilometra. 

“Po lëshojmë në përdorim pjesë të re të autostradës Kërçovë-Ohër. Autostrada Kërçovë- Ohër është arteria kryesore për lidhjen e Maqedonisë Juglindore me pjesën tjetër të shtetit dhe me Ohrin, qytet i cili nuk është vetëm perla jonë turistike, por edhe një qytet me trashëgimi kulturore botërore. Me këtë autostradë do të shkurtohet koha e udhëtimit, do të lehtësohet transporti i mallrave dhe shërbimeve dhe do të hapet hapësirë për biznese të reja dhe vende të reja pune” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.