“Eurovizion 2015”, Shqipëria “merr biletën” për në finale
Elhaida Dani ka kaluar me sukses natën e parë të gjysmëfinales së festivalit të 60 evropian, duke e kualifikuar Shqipërinë në finalen që do të mbahet të shtunën në Vjenë...

Në një atmosferë magjike dhe me zërin briliant, këngëtarja shqiptare pushtoi skenën madhështore të Vjenës.
“Jam shumë e lumtur. Është mrekulli të ecësh i pari në sfilatën e finalistëve. Tani është koha të mendoj për finalen!”- tha ajo Elhaida Dani mbrëmë.
Bashkë me Shqipërinë, nga këngëtarët dhe grupet që përfaqësonin 17 shtete në natën e parë gjysmëfinale do të prekin garën për çmimin e madh edhe 9 shtete, si: Armenia, Rusia, Rumania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Serbia dhe Belgjika. Fatkeqësisht, Maqedonia edhe për këtë vit dështoi. Daniel Kajmakovski nuk arriti që të kualifikohet në finalen e madhe.
Nata e dytë e gjysmëfinales së “Eurosongut” do të mbahet më 21 maj, ku përfaqësues të 17 shteteve të tjera do të konkurrojnë për të prekur finalen e 23 majit. (Amir Duraku,TVM2)
