Shpeshtohen sulmet në tru tek të rinjtët, neurologët: Kini kujdes mënyrën e jetesës
Sulmet në tru janë gjendje akute...

Sulmet në tru janë gjendje akute, kërcënuese për jetën që ndodhin si pasojë e trombozës, embolisë ose spazmës dhe reduktojnë qarkullimin e gjakut në një zone të caktuar të trurit.
Neurologu Ylber Sejfedini për TVM2 potencon se sulmet në tru janë të paparashikueshme dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.
Shpesherë dinë të jenë asimptomatike por në disa raste mund të paraqitet humbja e vetëdijes, dobësimi i ekstremiteteve, kokëdhimbja dhe të vjellurat që janë shenjat që alarmojnë se duhet të orientohet pacienti për ndihmnë urgjenete në rapartin neurologjik.
“Sulmet në tru shpeshherë janë të paparashikueshme, mund të jenë asimptomatike deri në momentin që mund të shfaqet një sulm dhe pastaj pasi të shfaqet sulmi varet se cilën pjesë të trurit e ka kapluar, mirëpo zakonisht më të shpeshta që janë pjesa e përparme e trurit në qoftë se e kaplon insullti, tani po flasim për trombet atëherë janë dobësia e ekstremiteteve djathtë apo majtë, afazia me crast pacientët kanë vështrirësi në të folurit, ata janë më të shpeshta, mirëpo nëse ndodhë hemoragji apo gjakderdhje atëherë simptom kryesor tek ne është kokëdhimbja e fortë dhe vjellja dhe shtrëngim i qafës dhe humbje të vetëdijes.” – tha neurologu, Ylber Sejfedini.
Sejfedini bëri të ditur se kohëve të fundit shqetëson fakti se sulmet në tru janë bërë mjaft të shpeshta edhe tek të rinjtët, andaj me rëndësi të madhe eshte preventiva. Pacientët duhet të kujdesen për ushqimin që konsumojnë, të kenë aktivitet fizik dhe të bëjnë kotrolle më të shpeshta.
“Sulmet cerebro-vaskulare fatkeqësisht janë bërë mjaft të shpeshta, më herët ishin specifike vetëm për më të moshuarit, ndërsa tani janë edhe tek të rinjt shpesh po paraqiten. Kryesore duhet të jetë preventiva, por sa jemi të kujdesshëm për preventivën është krejtësisht tjetër pyetje, dmth ndikon shumë aktiviteti fizik, mbipesha, duhet të kemi kontrollë tek ushqimi, të ushqehemi me sushqim më të shëndetshëm, të kemi kujdes tek kolesteroli. Shpeshëherë pacientët që janë në moshë të re të kenë hypertension, andaj mendoj që cdokush të bëjë kontrollë sistematik por ato kontrolla të jenë më të thella dhe jo sipërfaqësore. Tek të moshuarit faktori kryresor është artereoskleroza është proces kronik edhe tek ata duhet preventivë dhe më shpesh duhet të paraqiten tek mjeku amë të bëjnë laboratori se paku në tre muaj, në 6 muaj të përcjellin gjendjen shëndetësore të tyre.” – u shpreh neurologu, Ylber Sejfedini.
Neurologu Ylber Sejfedini rekomandon pacientët që kanë pësuar sulm në tru të kujdesen për marrjen e terapisë adekuate, sepse nëse nuk u përmbahen rregullave sulmet mund të përsëriten dhe të jenë fatale për pacientët. Poashtu thekson se në këto raste është e rëndësishme edhe rehabilitimi i pacientëve në bazë të nevojave të tyre. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
