8 Shtatori – Dita e Pavarësisë, qitje artilerike në kazermën “Ilinden”
07.09.2025 17:35
Me qitje artilerike në kazermën “Ilinden”...

Me qitje artilerike në kazermën “Ilinden”, sot në orën 19:00 do të shënohet 8 Shtatori – Dita e pavarësisë.
Në orën 18:00 do të mbahet qitje provë artilerike me gjuajtjen e një breshërie nga gjashtë pajisje artilerike, ndërsa në orën 19:00 qitje artilerike me gjuajtjen e 10 breshërive nga gjashtë pajisje artilerike.
“Qitja artilerike si pjesë e detyrimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave është pjesë e aktiviteteve që realizohen me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori”, informoi Shtatmadhoria e Armatës.
