Kosovë, VV propozon Kurtin për kryeministër

07.09.2025 18:06

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka propozuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, për kryeministër të Kosovës.

Sipas tij, partitë politike të cilat e kanë shpallur veten kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje, qysh nga certifikimi i zgjedhjeve janë munduar të thonë se vetëm një votë më pak se 50 për qind, dhe shteti mbetet pa Kuvend.

Konstituimi i kuvendit, Konjufca: Lista serbe s’mund të mbaj peng Kosovën

Konjufca me akuza edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij ka mbajtur anën e opozitës.

“Çështja e themelimit të Kuvendit është akt i rendit të vullnetit të popullit si rezultat zgjedhor. Të jesh kundër themelimit të Kuvendit, është sikur të jesh kundër vetvetes. Kushtetuesja është para një vendimi të madh. Ose do të hapet rruga që Kuvendi do të vazhdojë ose do të vazhdojmë në zgjedhje të reja. Skenari i tretë është më i keqi i mundshëm. Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore, që ia jep Listës Serbe dhe Beogradit, të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jetë peng i Listës Serbe. Ne e kemi Kuvendin dhe do ta kemi qeverinë”, theksoi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.