Parashikimi i motit
Moti sot në vend do të jetë me diell....

Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për shira afatshkurtër dhe bubullima të rralla në rajonet malore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë, kumtoi DPHM.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.
Moti me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare do të vazhdojë deri të mërkurën, ndërsa era do të ndryshojë drejtim në jug. Të enjten pasdite do të ketë reshje të izoluara shiu, ndërsa të premten në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu lokale dhe bubullima.
