Shkodër, dy të vrarë me armë zjarri, dy të plagosur
Në Shkodër, dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri...

Në Shkodër, dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodh rreth orës 09:00 në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa viktima mbetën ish-këshilltari i Bashkisë dhe një 31-vjeçar.
Mediat shqiptare raportojnë se viktima e dytë nuk u ka mbijetuar plagëve pas dërgimit në spital. Dyshohet që shënjestër e sulmit të sotëm ishte 43-vjeçari Erogen Vaso.
Biznesmeni ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa më herët ka shërbyer si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-kryetar i PBDNJ-së për Shkodrën.
Sipas raportimit të mediave shqiptare, autori i ngjarjes është arrestuar. Autori i dyshuar rezulton të jetë një person i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë.
Ai është arrestuar në vitin 2023 me një arsenal armësh i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal.
