8 Shtatori - Dita e Pavarësisë, Mickoski alarmon për rënien e natalitetit
Me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë...

Me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë, Qeveria organizoi Akademi solemne nën moton “Nga ëndrra në realitet, drejt përjetësisë”. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij, iu referua historikut të pavarësisë, sfidave të tranzicionit, por edhe sfidave aktuale të vendit, ndër të cilat veçoi rënien drastike të natalitetit dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Sipas tij, ky trend i rënies vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit dhe shtetit.
“Kjo nuk është vetëm çështje ekonomike, por çështje e ekzistencës, pra çështje nëse do të jemi në këtë mes, pyetje se kush do të na mbrojë historinë, kulturën dhe të ardhmen tonë. Prandaj, sot do të duhet që të marrim vendim dhe mos ta lëmë mëmëdheun tonë që të shuhet ngadalë, por me të gjitha forcat ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe buzëqeshjen fëmijërore në çdo shtëpi, por në të njëjtën kohë duhet të sjellim edhe shpresë. Qeveria këtë çështje e sheh si çështje për të ardhmen e komunitetit tonë, prandaj edhe e vendos si prioriteti më i lartë nacional. Jemi të vendosur të ndërtojmë sistem i cili do t’i motivojë të rinjtë që të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, por edhe të besojnë në ardhmërinë këtu. Kjo do të thotë që të kenë vend pune të përhershëm dhe politika të cilat do ta përforcojnë besimin tek shteti.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
