Franca drejt një krize të re politike, Bayrou ka kërkuar votëbesimin e Parlamentit
Franca rrezikon të humbë kryeministrin e tretë brenda 12 muajve...

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e tretë brenda 12 muajve, sepse kryeministri i tanishëm, François Bayrou, e ka kërkuar votëbesimin e Parlamentit, të cilin pritet ta humbë gjatë një seance të hënën pasdite.
Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.
Kryeministri centrist, 74 vjeç - i emëruar nga presidenti Emanuel Macron para më pak se nëntë muajsh - po rrezikon me shpresën se votimi do t’i bashkojë deputetët e ndarë thellësisht të Asamblesë Kombëtare, pas kërkesave të tij për shkurtimin e shpenzimeve publike.
Bayrou beson se shkurtimet janë të nevojshme për t’i frenuar deficitin dhe borxhet në rritje të shtetit francez.
