Trampi uroi Ditën e Pavarësisë së RMV-së
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se presidenti i ShBA-ve, Donald Tramp...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se presidenti i ShBA-ve, Donald Tramp, i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë. Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për urimet, të cilat ajo i konsideron një konfirmim të miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik ShBA-Maqedoni.
“Mesazhet e njohjes, mirëkuptimit dhe mbështetjes, të përfshira në mesazhin e urimit, të cilin më dorëzoi ambasadorja Angela Ageler, për ne nuk janë vetëm një konfirmim i miqësisë dhe partneritetit të fortë amerikano-maqedonas dhe strategjik, por janë aq të nevojshëm në një kohë përpjekjesh për t'i dhënë fund konflikteve ushtarake, për t'u përballur me krimin ndërkombëtar dhe për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme, por janë edhe një arsye për përparimin e tyre!”, thuhet në njoftimin e Davkovës.
