Prishtinë-protesta për “Kumanovën”, familjarët: Na i ktheni djemtë në Kosovë!

20.05.2015 17:41

Në një protestë sot në prishtinë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë kërkuan kthimin e kufomave dhe të burgosurve në Kumanovë...

Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës të marrin informata dhe ta zbardhin ngjarjen në Maqedoni. Familjarët thonë se janë të revoltuar nga deklaratat e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, të cilët disa nga të përfshirët në konfliktin në Kumanovë i kanë quajtur “terroristë”. Protestën e përkrahën edhe shoqatat e luftës.

Në përleshjet në Kumanovë humbën jetën 9 shtetas të Kosovës  dhe 21 janë të arrestuar.