34 vjetori i Pavarësisë së RMV-së, urime nga Britania, BE-ja, SHBA-të dhe Rusia
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Maqedonia e Veriut...

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Maqedonia e Veriut mori urime nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, si dhe nga Federata Ruse.
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uroi Ditën e Pavarësisë duke thënë se mbështet fuqimisht rrugën e RMV-së drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Edhe ”Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut dërgoi gjithashtu një mesazh urimi në maqedonisht, shqip dhe anglisht: “Urimet më të mira të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë! u than ë urimin drejtuar qytetarëve.”
”Në emër të Shteteve të Bashkuara Sekretari i Shtetit, Marko Rubio, dërgoi urimet e tij: “Në emër të Shteteve të Bashkuara, u shpreh urimet e mia qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me rastin e 34-vjetorit të pavarësisë suaj dhe 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.”
Edhe Ambasada e Federatës Ruse në Maqedoni dërgoi gjithashtu një mesazh urimi, ku thuhej: "U urojmë nga zemra të gjithë qytetarëve maqedonas festën kombëtare - Ditën e Pavarësisë! Urojmë që parimet e sovranitetit dhe pavarësisë të jenë një udhërrëfyes për popullin maqedonas në të ardhmen.” - u tha në urimin e ambasadës ruse në RMV.
