Pesë të lënduar në aksidentin rrugor në rrugën Udhëkryqi i Mavrovës-Gostivar, automjetet po devijohen në rrugë dytësore

08.09.2025 18:48

Pesë persona janë lënduar...

Pesë persona janë lënduar në fatkeqësinë rrugore në rrugën magjistrale nga Udhëkryqi i Mavrovës drejt Gostivarit, ku morën pjesë katër motoçikleta dhe katër automjete udhëtimi.

Siç kumtoi MPB, aksidenti si dhe numri i të lënduarve janë paraqitur në NJPB Gostivar sot pasdite në orën 15:56.

“Komunikacioni në këtë rrugë magjistrale është ndërprerë, ndërsa nga ana e nëpunësve policorë bga NJPB Gostivar komunikacioni po rikahëzohet nëpër rrugët anësore lokale (gurëthyesi Progres dhe Panorama afër Vrutokut)”, - kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.