Rama, thirrje shërbimit diplomatik: Fokusohuni tek anëtarësimi në BE

08.09.2025 19:10

Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë...

Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe shtetet kryesore të unionit. “Asnjë ditë nuk duhet humbur në 4 vitet e ardhshme, në shërbim të këtij synimi historik, i porositi Rama diplomatët, gjatë konferencës së ambasadorëve.” “Diplo2025”.

Gjatë këtij takimi, ai tha se shërbimi diplomatik çalon sa i përket kontributit në sektorin e ekonomisë.

Thirrje Rama bëri për evidentimin e shqiptarëve të shkolluar jashtë kufijve të Shqipërisë.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Ai u bëri thirrje diplomatëve që të promovojnë më fort punën e SPAK-ut.

Pjesë e konferencës 3-ditore janë ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në të gjitha vendet e botës. Pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë nga disa vende, mes të cilëve edhe ministri për Çështjet Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani. (Luljeta Ndoka, TVM2)