Eliminatoret Botërori 2026, pas Zvicrës, Suedia testi i radhës i vështirë për Kosovën

08.09.2025 19:23

Kosova përballet sot me një tjetër sfidë vendimtare në kuadër të Eliminatoreve për Kupën e Botës 2026! Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e drejtuar nga trajneri Franco Foda do të përballet me një kundërshtar të fortë si Suedia, e cila ka në përbërje yllin e Premier League, Alexander Isak, lojtari më i shtrenjtë në historinë e kampionatit anglez...

Kosova do të jetë sot përballë një tjetër prove të fortë në rrugëtimin e saj në Eliminatoret e Botërorit 2026. Të besuarit e seleksionuesit Marco Foda do të presin në “Fadil Vokrri” ekipin e Suedisë, i cili ka në organikën e tij edhe atë që është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier Leagues angleze, Alexander Isak.

Kjo do të jetë hera e katërt që dy kombëtaret ndeshen me njëra-tjetrën. Dy precedentë i përkasin eliminatoreve të Botërorit të 2022. Më 9 tetor të 2021 Suedia mundi Kosovën 3-0 ndërsa në më 28 mars të po të njëjtit vit ekipi skandinav mori një tjetër triumf me shifra të njëjta.

Trajneri Franco Foda foli për mediat ku u ndal te ndeshja e radhës, si edhe te mungesa e Amir Rrahmanit, i cili mungon për shkak dëmtimi. Sa i përket Zvicrës, Foda u shpreh se gabimet janë analizuar.

“Ne e kemi analizuar ndeshjen e Suedisë, ka skuadër shumë të mirë me lojtarë shumë të mirë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje. Ndaj Zvicrës në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë, dhe për ne është me rëndësi që të synojmë ta fitojmë këtë ndeshje.  Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider i ekipit patjetër do të na mungojë. Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin”, u shpreh Foda.

Sa i përket situatës në Grupin B pas takimeve të para kryesohet nga Zvicra me 3 pikë ndërsa Suedia dhe Sllovenia e ndjekin me nga një pikë secila ndërsa Kosova ndodhet në vendin e fundit.