Maqedoni

Parashikimi i motit

09.09.2025 09:04

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 17°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri në 34°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 33°C.
 
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Nga e enjtja deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, me reshje lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat ditore do të jenë në rënie të vazhdueshme.