Maqedoni

Sot mbledhje e Komisionit për mbikëqyrjen e ASK-së

09.09.2025 09:14

Kuvendi për sot ka caktuar mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare, ndërsa deputetët kanë paralajmëruar vizitë në institucion....

Kuvendi për sot ka caktuar mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare, ndërsa deputetët kanë paralajmëruar vizitë në institucion.
 
Në opinion ka reagime të ashpra pasi u bë e ditur se kryeministri aktual Mickoski ishte ndjekur nga ASK gjatë kohës kur ishte në opozitë, ndërsa janë përgjuar edhe gazetarë.
 
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Prokuroria të hetojë se me urdhër të kujt është ndjekur Mickoski, ndërsa nga opozita e LSDM-së bëjnë thirrje që të deklasifikohen dokumentet për zbardhjen e plotë të rastit.
 
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka filluar parahetimet, ndërsa hetuesit e tyre tashmë po kontrollojnë dokumentet e ASK-së. Nga atje kanë paralajmëruar se procedura do të zgjasë për shkak të vëllimit dhe konfidencialitetit të materialit, por opinioni do të njoftohet për përfundimet nga gjetjet.